UBT

Kujt do t’ia japë të drejtën e formimit të qeverisë presidentja?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga duhet të tregoj se kujt do t’ia jap të drejtën e formimit të Qeverisë në herën e dytë, pasi që paraprakisht PDK-ja të ketë dështuar ta formoj atë, sepse në këtë formë do të krijoheshin rrethana në të cilat Blloku VLAN do të ishte në gjendje që ta votonte kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvend në mënyrë që më pas ky bllok ta formoj Qeverinë e re duke lënë në opozitë PDK-në.

Kështu ka deklaruar për “Zërin”, hulumtuesin në institutin KIPRED, Albert Krasniqi, i cili ka thënë se blloku nuk po e voton kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar pasi që presidentja asnjëherë nuk i ka demantuar deklaratat e zyrtarëve të PDK-së se e drejta për formimin e Qeverisë i takon vetëm kësaj partie.

FIDANISHTJA

“Blloku katërpartiakësh nuk po e voton kandidatin e PDK-së për shkak se nuk ka marrë kurrëfar garancie nga presidentja që pas dështimit të PDK-së për të formuar Qeverinë, këtë të drejtë do t’ia jap Bllokut. Presidentja vazhdimisht ka thënë se do të veproj konform kuadrit kushtetues dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por asnjëherë nuk iu ka dhënë garanci se në herën e dytë atyre do iu takoj atyre, pasi që ata janë shumicë në Kuvend. Aq më tepër një deklaratë e tillë është dashur të ndodhë, pasi që kemi pas shumë deklarat nga zyrtarët e PDK-së të cilët kanë thënë se presidentja as në herën e dytë nuk guxon që t’ia jap Bllokut të drejtën propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë. Presidentja është dashtë që t’i demantoj këto deklarat të PDK-së dhe të garantoj se në herën e dytë Bllokut do t’i jepet e drejta e formimit të Qeverisë”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij ka edhe arsye tjera për mos votimin e kandidatit të PDK-së për kryetar të Kuvendit, e njëra ndër to sipas Krasniqit është se mund të ketë edhe rishikim të marrëveshjes së Bllokut LAN e që mund të lindin pakënaqësi tjera brenda vetë bllokut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.