RCCOLA

Kujdes, vaji i kokosit nuk është i shëndetshëm

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Asociacioni Amerikan i Zemrës ka lëshuar kohët e fundit një raport udhëzues kundër përdorimit të vajit të kokosit.

Ky asociacion rishikoi të dhënat ekzistuese mbi yndyrën e ngopur, duke gjetur se vaji i kokosit rritë kolesterolin LDL (të keq).

Hulumtuesit nuk panë ndonjë ndryshim mes vajit të kokosit dhe vajrave të tjerë që kanë sasi të lartë të yndyrës së ngopur, si gjalpë dhe vaj të palmës, transmeton Gazeta Express.

UBT

Në fakt, 82% e yndyrës në vaj kokosi është e ngopur, sipas të dhënave – më shumë se gjalpi (63%) dhe mishi i derrit (39%).

“Meqë vaji i kokosit rrit kolesterolin e keq, një shkaktar i CVD (një sëmundje kardiovaskulare), dhe nuk ka asnjë efekt të favorshëm, ne këshillojmë që të mos përdoret vaji i kokosit”, tha Asociacioni Amerikan i Zemrës në raportin e tij.

Frank Sacks, autori kryesor i raportit, tha se nuk ka asnjë ide pse njerëzit mendojnë se vaji i kokosit është i shëndetshëm. Është pothuajse 100% yndyrë. Studimet e kaluara për humbje të peshës ndoshta janë përgjegjëse për këtë, thotë ai, shkruan Usa Today.