United Hospital

Kujdes: Uji me limon shkatërron dhëmbët tuaj

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Uji me limon është pija më e njohur në mbarë botën. Konsumohet në mëngjes kryesisht dhe ka përfitime të shumta shëndetësore.

Limonët përmbajnë shumë antioksidantë, si vitaminë C, beta- karotene, që mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe llojet e oksigjenit reaktiv. Po ashtu, ato nxisin rinovimin e qelizave të mëlçisë.

Limonene, që gjendet në lëkurën e limonit nxit detoksifikimin e mëlçisë. Uji i ngrohtë me limon është gjithashtu një hidratues i shkëlqyer i trupit.

Niveli i lartë i vitaminës C që përmban limoni forcon sistemin imunitar.

Por, uji me limon ka edhe efekte anësore në shëndet. Kjo pije popullore për fat të keq ka nivel të lartë aciditeti. Për këtë arsye mund të nxisë erozionin dhe të shkaktojë dhimbje të dhëmbëve më kalimin e kohës. Shtimi i sheqerit në ujë me limon është akoma me i keq, sepse sheqeri rrezikon prishjen e dhëmbëve.

HW

Ka disa këshilla që të zvogëloni rrezikun e prishjes së dhëmbëve nga përdorimi i ujit me limon:

– Përdorni ujë të ftohtë në vend të atij të ngrohtë: kjo do të zvogëlojë acidin që prek dhëmbët.

– Përdorni pipë për të pirë ujin me limon: sigurohuni që të jetë një material i qëndrueshëm në mënyrë që të jeni më pak të ekspozuar nga kimikatet dhe toksinat e materialeve plastike.

– Pijeni ujin me limon 30 minuta para ose pasi keni larë dhëmbët: pasi acidi i limonit dobëson smaltin e dhëmbëve dhe ai mund të hiqet kur lani dhëmbët tuaj.

– Përdorni vaj esencial limoni në vend të limonit: ofron të gjitha përfitimet shëndetësore si limoni dhe ul rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve. 1-2 pika për gotë do të ishte mjaftueshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.