UBT

KUJDES! Si duhet të ushqeheni pas përfundimit të Ramazanit?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

​Kaluan 30 ditë të muajit ramazan, dhe për ata që kanë agjëruar, pas përfundimit problemi i ditëve në vazhdim mbetet rikthimi i normalitetit në të ushqyer, pasi që atyre u është ti rezistojnë çdo lloj ushqimi nga agimi e deri në muzg, dhe pas gjithë këtyre ditëve, shumë ushqime si bakllava e ëmbëlsira janë përgaditur për festën e bajramit. Por kujdes! Ngrënia e tyre mund ta rrezikojë shëndetin tuaj.

Mjekët këshillojnë që mos të konsumohen shumë ëmbëlsira, por përveç ëmbëlsirave kujdes duhet të keni edhe në drekën e bajramit.

E kuptueshme, se nuk do të mund ti rezistoni ushqimeve që përgaditen për drekën e bajramit, mirëpo duhet të keni kujdes dhe të filloni të adaptoheni ngadalë, dhe ti jepni kohë organizmit tuaj që të përshtatet.
Ajo që mjekët e sugjerojnë, është: të konsumohen 3 racione dhe pas orës 19:00 mos të hani asgjë.

Mobi Casa

Përveç sasisë, duhet të keni kujdes edhe me produktet që i përdorni, preferohet që pemët dhe perimet të jenë ushqimi kryesor, si dhe duhet ti ikni gjërave të konservuara e lëngjeve me gaz.

Duke filluar nga shtimi i peshës e deri tek problemet serioze me stomakun mund të pasojnë për të gjithë ju që keni agjëruar, prandaj sasinë dhe ushqimet që i konsumoni duhet ti shtoni (rrisni) gradualisht.
Nëse keni kujdes pa dyshim se shëndeti juaj do të jetë krejt në rregull. /lajmi.net