RCCOLA

Kujdes, rruga Stublinë – Dobërqan nuk është pastruar nga bora, banorët akuzojnë Komunën?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rruga Stublinë – Dobërqan që ka kushtuar gati një milion euro nuk mirëmbahet nga komuna e Gjilanit edhe pse ka një operator që duhet të kujdeset për pastrimin e kësaj rruge. Banorët thonë se Alban Hyseni duhet ta njohë më mirë gjeografinë e fshatrave të Gjilanit sepse jepen mijëra euro në vit në emër të mirëmbajtjes dimërore kurse rrugët nuk pastrohen.

Banorët e Luginës sidomos ata të fshatit Dobrosin dhe Stublinë që ndodhet në pjesën e Kosovës e shfrytëzojnë edhe rrugën Stublinë – Dobërqan e cila është bërë shumë e qarkullueshme pasi rruga është e asfaltuar.

Por bora e fundit e ka bërë të pa qarkullueshme ose me vështirësi të madhe kalohet aty pari meqë komuna e Gjilanit nuk e ka bërë hapjen e kësaj rruge.

Banorët e të dyja anëve akuzojnë Alban Hysenin se Luginën dhe brezin kufitar e ka shfrytëzuar vetëm për nevoja politike sepse interesimi i tij për këtë pjesë është zero.

Hidromorava

Murati banor në brezin kufitar thotë se Alban Hyseni duhet ta njoh mirë gjeografinë e fshatrave të Gjilanit.”Kjo rrugë është jetike për ne sepse qarkullojmë çdo ditë. Janë investuar gati një milion euro dhe rruga nuk është pastruar, kjo vërtet është turp për komunën e Gjilanit” tha ky banor.

Edhe, Milaimi banor nga Dobrosini tha se fshati Dobrosin e frekuenton më së shumti këtë rrugë sepse lidhë shumë fshatra kufitare.”Është rrugë që frekuentohet shumë nga banorët e Dobrosinit dhe nuk e kuptojmë arsyen pse rruga nuk është pastruar”.

Ndërkaq zyrtar të shërbimeve publike thanë se është një kompani e cila është e tenderuar nga Ministria për të hapur rrugën, por nuk e kemi të qartë pse rruga është ende e pakalueshme./rajonipress/