Fundamenti

Kujdes për ata që ndezin zjarre, i pret dënimi me burg nga gjashtë muaj deri në 5 vite

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në Gjilan u ka bërë thirrje publike të gjithë qytetarëve gjilanas që ta ruajnë ambientin dhe mos të ndezin zjarre sepse përbënë vepër penale që është e sanksionuar me burg nga gjashtë muaj deri në 5 vite burg.

Eco Higjiena

“Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm. Ruajeni ambientin dhe pasurinë e Kosovës duke mos ndezur zjarr dhe duke denoncuar ata që ndezin. Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 365 sanksionon me burg nga gjashtë muaj deri në 5 vite të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve” thuhet në njoftimin e Sami Spahiut drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në Gjilan./rajonipress/