Uji Dea

Kujdes nga zjarret, prokuroria nuk i falë zjarrvënësit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se i dyshuari mashkull shqiptar ia ka vënë zjarrin arës së tij, me qëllim të pastrimit, ndërkohë zjarri është përhapur edhe në prona tjera. Familjarët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet në procedurë të rregullt ka njoftuar polici ae Kosovës.

UBT

Ndërkohë në Gjilan raportohet për një zjarr i cili fillimisht ka shpërthyer jashtë objektit të një kompanie për tërheqjen e automjeteve, e më pas është përhapur brenda oborrit të kompanisë, me ç’rast ka përfshirë mbeturinat si dhe tri vetura të konfiskuara.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar njoftoj policia./rajonipress/