FITORJA

Kujdes nga të shtënat nëpër dasma, policia po ju vëzhgon

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha për rajonipress se edhe pse kohëve të fundit ka rënie të të shtënave nëpër dasma e ahengje megjithatë shqetësimi për policinë është ende i madh dhe po vëzhgojmë dhe operojmë kudo nëpër gazmende me të vetmin qëllim që ato mos të shndërrohen në tragjedi. Hashani kërkon nga qytetarët dhe mërgimtarët që të jenë të përmbajtur sepse askush nuk do të shpëtoj pa u ndëshkuar. “Festo me zemër e jo me armë” porosit dhe bënë apel Hashani.

Policia në Gjilan ka ndërmarrë të gjitha masat në kuadër të planit operativ “Festo me zemër jo me armë”, për të siguruar një ambient pa të shtëna nëpër dasma e ahengje familjare raporton rajonipress.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha për rajonipress se ndonëse ka rënie të të shtënave nëpër dasma e ahengje, megjithatë ata po vëzhgojnë dhe përcjellin çdo ndejë, gazmend apo dasma familjare dhe janë të pranishëm kudo që e kërkon nevoja.

Hashani tha se nuk ka ndonjë statistikë të konfiskimit të armëve nëpër dasma, por ka rënie kjo dukuri dhe ky është një fakt shumë domethënës për policinë sepse këshillat e vërejtjet tona kanë dhënë efekt dhe kanë vetëdijesuar qytetarët tha Hashani.

FITORJA

Hashani tha se tashmë është aktual plani operativ :”Festo me zemër dhe jo me armë” dhe në këtë periudhë kur ka mërgimtarë dhe dasma të shumta ne edhe kemi kontrolluar komplet kolonën e dasmorëve dhe restorantin. “Aty ku ka dyshime se ka të shtëna apo prishje të qetësisë publike ne jemi menjëherë të pranishëm. U bëjmë apel qytetarëve dhe mërgimtarëve tanë të respektuar që të kenë kujdes maksimal sepse ka ndodhur që dasmat dhe ahengjet janë kthyer në tragjedi familjare. Policia me asnjë çmim nuk e dëshiron një situatë të tillë dhe po punojmë vazhdimisht në kampanjën tonë “Festo me zemër jo me armë”. Krejt çka kërkohet nga qytetarët tanë është apeli që ata të jenë të përmbajtur në ahengjet e tyre familjare” tha Hashani.

Ndërkohë në fshatin Ramnishtë të Vitisë njoftohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri në ajër njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë nga i dyshuari është konfiskuar një revole CZ me një karikator me 9 fishek të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.