UBT

Kujdes nga gjuajtja me armë zjarri nëpër ahengjet familjare, policia po ju vëzhgon

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “Qefsere Salihu” në Gjilan njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe takuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Të dyshuarve, gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar nga një pistoletë me gas dhe tri gëzhoja të fishekëve.

Hidromorava

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/