Eko Higjiena

Kujdes nga dielli

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë kanë rritur numrin e pacientëve. Mjekët apelojnë që gjatë kohës kur rrezet e diellit janë më të theksuara t’i shmangen ekspozimit dhe shëtitjeve. Ndërsa, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, janë dhënë disa rekomandime që qytetarët e Kosovës duhet t’i përmbahen.

Në vazhdim paraqesim këshillat që IKSHP i ka adresuar për opinionin kosovar.

-Të qëndrohet në ambiente të freskëta dhe të ajrosura, sidomos prej orës 11:00 17:00.

-Kujdes i veçantë duhet treguar për fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike.

-Nëse nuk mund t’i shmangeni ekspozimit në diell duhet të jeni të pajisur me kapele, mundësisht te lagur, ose me obrellë dielli, kurse sytë duhet mbrojtur me syze dielli.

-Vishni rroba të lehta, me ngjyra të çelta, preferohen materialet nga pambuku.

-Të merren sasi të shtuara të lëngjeve, mbi 2 litra ujë edhe kur nuk ndjeni etje.

Uji Dea

-Konsumoni më shumë fruta e perime të stinës sepse përmbajnë shume ujë,

vitamina dhe kripëra minerale të rëndësishme për organizmin.

-Të merren shujta të lehta dhe sapo të përgatitura, duke kufizuar ushqimet e fërguara, sasitë e mëdha të mishit, sheqernave, brumërave dhe yndyrave.

-Shëtitja, posaçërisht e fëmijëve, moshuarve dhe të sëmurëve, duhet të bëhet herët në mëngjes dhe në orët e vona të pasdites.

-Mos leni asnjëherë persona e sidomos fëmijë në automjet të mbyllur dhe të parkuar, meqë temperatura në veturë zakonisht është më e lartë se sa në ambientin e jashtëm.

-Në rast të përjetimit të goditjes personi duhet të vendoset në vend të freskët, të lirohet nga rrobat e tepërta, të mbulohet me lecka të lagura, t’i jepet ujë shpesh dhe në sasi të vogla dhe të kërkohet ndihma mjekësore.