Fundamenti

Kujdes nga akulli në pije!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Është e vërtetë se pijet janë më të shijshme dhe më freskuese, sidomos gjatë verës, nëse ua qesim pak akull. Por, a e keni pyetur veten se çka mund të përmbajë akulli, të cilin ashtu, pa menduar dy herë, kërkoni nga kamerieri që t’jua qesë në pije?

Studime të shumta kanë treguar se në katrorët e akullit gjenden jo vetëm baktere tepër të rrezikshme, por edhe gjurmë të fekaleve, mykut dhe kërpudhave.

Një studim në lidhje me pastërtinë e makinave të akullit në restorante, ka treguar se 33,3% e akullit të analizuar kishte përmbajtje më të lartë, sesa ajo e lejuara e baktereve patogjene, kurse 72,2% ishte positive në përmbajtjen e baktereve me prejardhje nga fekalet.

Eco Higjiena

Në mesin e baktereve të gjetura në katrorët e akullit ishin edhe Escherichia coli, Helicobacter pylori dhe Listeria monocytogenes.

Myku dhe kërpudhat, përpos në akull, mund të gjenden edhe në frigoriferë në shtëpitë tona. Më pas, katrorët e akullit kontaminohen edhe nga prekjet me dorë.