Kujdes nga ahengjet familjare, policia konfiskon dy armë
Gjilan – Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit në dy raste të ndara ka identifikuar dy të dyshuar që kanë shtënë me armë në ahengje familjare, ku janë konfiskuar dy armë zjarri.
Me 05 gusht 2021 rreth orës 19:25 në fshatin Stubëll e Epërme, komuna Viti, gjersa njësitet Policore ishin në atë lokacion kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, nga një aheng familjar.
Njësitet policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku kanë kontaktuar me pronarin e ahengut , i njëjti ka pranuar se ka shtëne me armë zjarri.
Me këtë rast është konfiskuar arma Pistoletë, modeli “Crvena Zastava”, kalibri 9 mm, me një karikator pa municion. I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore,
Po me 06.08.2021, rreth orës 01:30, në Lagjen “Arbëria” këtu në Gjilan, Policia e Kosovës, njësitet reaguese të stacionit policor – Gjilan, menjëherë pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, veprimet reaguese të policisë kanë qenë të menjëhershme dhe kanë arritur ta identifikojnë shtëpinë prej ku janë dëgjuar të shtënat.
Pronari i ahengut i ka dorëzuar patrullës policore një pistoletë me gaz të llojit ”Ecol Jackal Dual Compact, kalibri 9 mm P.A.K”, me gjashtë (6) copë fishek .
I dyshuari është sjell në stacionin policor dhe i është marrë deklaratë në bazë të procedurave ligjore .
Prokurori i Krimeve të Renda, në të dy rastet veç e veç inicion kallëzim penal për veprën penale, “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndaj të dyshuarve iniciohen rastet në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon te qytetarët që, gjatë ahengjeve të tyre familjare të mos përdorin armë të zjarrit, të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, çdo rast që identifikohet se ka të shtëna me armë zjarri menjëherë do të veprohet në bazë të procedurave ligjore.
Sa më pak përdorim të armëve më pak tragjedi familjare thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/


