Eko Higjiena

Kujdes ndaj personave që paraqiten rrejshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

KEDS dhe KESCO kërkojnë nga konsumatorët që të kenë kujdes të shtuar ndaj individëve që kanë qëllim dëmtimin e tyre material. Ata thonë se konsumatorët duhet të shmangin tentativën e mashtrimit përmes paraqitjeve të rrejshme të personave se gjoja janë punëtorë të KEDS-it dhe KESCO-s.

“Raste të tilla janë të papranueshme dhe duhet të adresohen tek organet kompetente, të rendit dhe të drejtësisë.KEDS dhe KESCO kanë të ndërtuar një sistem unik për punëtorët, përmes pajisjes me uniforma specifike dhe me karta identifikuese. Vetëm atyre duhet t’u lejohet qasja në pronat e konsumatorëve. Ndërsa, sa i përket faturave të energjisë elektrike, nuk mund të bëhet asnjë pagesë kesh tek asnjë individ. Pagesat e energjisë elektrike kryhen vetëm në sportelet e kompanisë dhe të kontraktorëve. Prandaj, konsumatorët nuk duhet në asnjë mënyrë të paguajnë nëse u kërkohet nga ndonjë individ në terren. Madje, çdo tentim mashtrimi duhet ta raportojnë menjëherë”, thuhet në një komunikatë të KEDS-it.

Uji Dea

KEDS dhe KESCO thotë se në këtë situatë, luftimi i dukurive negative mbetet përkushtim i përbashkët, në mënyrë që të mos ketë hapësirë për dëmtime nga individë keqbërës. Sipas tyre, të gjithë konsumatorët kur shohin ndonjë rast të dyshuar që të telefonojnë menjëherë në qendrën e tyre të thirrjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.