Kujdes, mos gjuani me armë në ahengjet familjare, policia nuk do ju tolerojë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjuajtja me armë zjarri nëpër ahengjet familjare po përcillet me vëmendje nga policia dhe ajo po vepron në secilin rast për ta parandaluar këtë dukuri negative. Në një shtëpi gjilanase policia i ka konfiskuar të dyshuarit armën revole Ekol, një karikator me një fishekë si dhe janë konfiskuar tri gëzhoja.

Sipas policisë në rrugën “Sali Çeku”, në Gjilan përmes rrugëve operative është informuar se ka gjuajtje me armë zjarri. Nga hetimet e para dyshohet se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës në shtëpinë e tij, gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë në ajër me armë. Pasi që policia ka arritur në vendngjarjes i njëjti ka dorëzuar armën revole Ekol “Jackal”, një karikator me një fishekë, si dhe 3 gëzhoja të cilat janë konfiskuar.

Mobi Casa

Me vendim të prokurorit të shtetit rasti i cilësuar si “Armëmbajtje pa leje” dërgohet në procedurë të rregullt, në gjykatë./rajonipress/