Fundamenti

Kujdes! Mos flini më shumë se 8 orë, është e dëmshme për shëndetin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shumë prej persona ve janë aktiv dhe pasiviteti për ta është diçka që i privon nga rutina e përditshme. Një person aktiv, ngrihet herët në mëngjes, ushqehet shëndetshëm, bën aktivitet sportiv dhe i rikthehet ditës për të kryer objektivat e tij.

Por ka edhe persona të tjerë të cilët nuk janë aq aktiv dhe pasiviteti për ta është gjëja më e mirë që mund të bëjnë, flenë shumë, ushtrohen pak, ushqehen keq etj. Personat më pak aktiv shpenzojnë shumë kohë duke fjetur gjumë dhe për ta kemi lajme jo të mira

1.Të flesh shumë gjumë rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Sipas studimeve të flesh më shumë se 8 orë gjumë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%.

Fundamenti

2.Shkakton probleme me peshën: Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë. E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.

3.Mund të sëmureni nga diabeti: Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit. Truri nuk funksionon më si më parë: Nëse keni probleme me përqendrimin, atëherë ka mundësi që po flini më shumë se 8 orë në ditë. Fjetja e tepërt plak trurin sipas studimeve të fundit.

4.Rrezikoni vdekje të parakohshme: Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete. Ndryshime me humorin:
Depresioni dhe gjumi ecin paralel me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit me depresion flenë shumë. Nga ana tjetër, gjumi i gjatë përkeqëson depresionin.