ARKATANA

Kujdes me mandarinat! Nëse hani shumë mund të përfundoni te mjeku

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prej muajit nëntor nis një periudhë disa-mujore në të cilën konsumohen mandarinat. Por, çka i bën shëndetit tuaj ngrënia e tyre?

Mandarinat shpesh ngatërrohen me portokajtë edhe pse janë frute të ndryshme.

Të dyja në fakt njihen si frute me shumë pak kalori, dhe përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por mandarinat janë më të ëmbla dhe më të vogla se portokajtë.

Po ashtu, ky frut ka një lëvore më të qërueshme dhe është më i vogël në madhësi.

Në gjuhën angleze ato njihen edhe si Tanxhërina [Tangerina] për shkak se e morën emrin nga vendi prej të cilit importoheshin, Tanxheri i Marokos.

UBT

Mandarinat kanë po ashtu shumë ujë në brendi (85%), përmbajnë më së shumti karbohidrate dhe gati aspak yndyrë.

Për dallim nga portokajtë që kanë shumë vitamin C, mandarinat kanë vitamin A. Përfitimet shëndetësore nga të dy frutat kësisoj janë shumë të mëdha.

Megjithatë, shumë studime bëjnë thirrje për kujdes për shkak të efekteve anësore që mund të prodhojnë.

Nëse hani portokaj apo mandarina me tepri mund të keni dhimbje të mëdha barku, që mund të çojnë deri në diarre.”Po ashtu, tepria mund të çojë në shtim të peshës, vjellje, marramendje, fryrje barku, dhe thartirë stomaku, kokëdhimbje e pagjumësi, sipas Klinikës Mayo./GE

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.