Fundamenti

Kujdes, lëngjet e frutave rrisin mundësinë e obezitetit

/ 2 minuta lexim

Prindër, largojini lëngjet e frutave dhe përgjithësisht pijet e sheqerosura nga tavolinat e fëmijëve tuaj.Ky është apeli që bëjnë ekspertet e përmes një botimi ne “Lancet Diabetes and Endocrinology”. Sipas studimeve, të vegjlit marrin më shumë nga norma mesë 40 % më shumë sheqer, ndërsa adultet, 13%.

Kush konsumon pije të sheqerosura ka shumë mundësi të jete i ekspozuar karshi rreziqeve të tilla, si obezitet, diabet, probleme kardiovaskulare. Në vend të tyre, fëmijët duhet të mësohen që të përdorin vetëm ujin dhe qumështin.

250 ml lëng portokalli përmban 115 kalori dhe një sasi sheqeri të barabarte me shtatë lugë, ndërsa një latine Coca-Cola përmban 113 kalori.

Fundamenti

Prindërit në të vërtetë gënjehen prej faktit se këto produkte janë realisht me origjinë nga frutat, ndërkohe që kjo nuk është aspak e vërtetë, thotë Tom Sanders, shefi i departamentit të Shkencave Nutricioniste në King’s College në Londër.

Është pikërisht ky departament që ka propozuar madje edhe vendosjen e një takse për të mos inkurajuar shitjet e këtyre pijeve. Përveç kësaj, ata propozojnë edhe futjen në shkollave të makinetave që sigurojnë falas qumështin për fëmijët e klasave të para.