RCCOLA

Kujdes kur vozitni në gjendje të dehur apo të paaftë, ndëshkoheni rëndë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, ndërsa një aktakuzë është ngritur për veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

KKGJILAN

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Detyrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja”./rajonipress/