Kujdes kur hani kastravecë turshi: Duhet të hani sa më pak!

Kastraveci turshi i madhësisë mesatare përmban deri në 800 mg natrium. Natriumi i tepërt në ushqim krijon presion të madh në enët e gjakut.

Pakkush mund t’u rezistojë turshive të dimrit, posaçërisht kastravecëve turshi.

Mirëpo, kastravecët mund të jenë iniciatorë të sëmundjeve të rrezikshme.

Sipas hulumtimeve mekësore, ngrënia e kastravecëve turshi mund të shtojë presionin e gjakut, i cili është shkaktari kryesor i sulmit në zemër.

Natriumi i tepërt në ushqim krijon shtypje të lartë në enët e gjakut, sepse në to hyjnë më shumë lëngje në mënyrë që të zbutë natriumin, transmeton Telegrafi.

Të rriturit duhet të marrin më shumë se 2,4 gramë natrium në ditë, prandaj vetëm 3 kastravecë të vegjël në ditë mund të jenë iniciues për shtypjen e gjakut.

Një kastravec i vogël turshi mund t’ju vrasë, posaçërisht në kombinim me ushqimin tjetër, mirëpo personat me shtypje të lartë të gjakut duhet posaçërisht të jenë të kujdesshëm me këtë artikull ushqimor.

Shtypja e lartë e gjakut është shkaktar për sulmin në zemër, ndërprerjen e punës së zemrës, problemet me veshkat dhe demencian vaskulare, andaj nëse keni probleme me shtypjen e lartë të gjakut, është me rëndësi ta reduktoni në ushqim. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).