Eko Higjiena

Kujdes, këto janë masat për të gjithë operatorët tregtar dhe shërbyes

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të masave parandaluese të rritjes dhe shpërndarjes së #COVID19, kemi marrë vendim për të gjithë operatorët tregtar dhe shërbyes që të marrin dhe respektojnë këto masa, në të kundërtën parashihen masa ligjore. Ky vendim na shërben për përmbushjen e nevojave adekuate dhe shumë të nevojshme për parandalim të këtij virusi, dhe, natyrisht, të ndjehen edhe më të sigurtë edhe klientët të cilët i respektojnë instruksionet e dala nga organet gjegjëse ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Mobi Casa

Të dashur qytetarë,
Në kuadër të masave parandaluese të rritjes dhe shpërndarjes së #COVID19, kemi marrë vendim për të gjithë operatorët tregtar dhe shërbyes që të marrin dhe respektojnë këto masa, në të kundërtën parashihen masa ligjore. Ky vendim na shërben për përmbushjen e nevojave adekuate dhe shumë të nevojshme për parandalim të këtij virusi, dhe, natyrisht, të ndjehen edhe më të sigurtë edhe klientët të cilët i respektojnë instruksionet e dala nga organet gjegjëse.
1. Të gjithë operatorët ekonomik janë të obliguar t’i përmbahen masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë, duke përfshirë pajisjen e të gjithë të punësuarve dhe stafit tjetër me maska mbrojtëse (maska, dorëza dhe dezinfektues). Poashtu, janë të obliguara që të rregullojnë distancimin e personelit dhe stafit tjetër në distancë prej 1.5, deri 2 metra.
2. Të gjithë operatorët ekonomik dhe shërbyes, kanë obligim të rregullojnë hapësirën e mbajtjes së distancës sipas rregullave për klientët e tyre.
3. Të gjithë operatorët ekonomik dhe shërbyes, e kanë të ndaluar të iu shërbejnë konsumatorëve pa masa mbrojtëse.
4. Të gjithë operatorët ekonomik dhe shërbyes, e kanë të ndaluar të lejojnë hyrjen në ambientet e tyre afariste të klientëve të cilët nuk kanë masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).
Ftojmë të gjithë operatorët ekonomik dhe shërbyes, t’i respektoni këto masa mbrojtëse, në mënyrë që të jem më të sigurtë dhe më të shpejtë në atë po synojmë ta arrijmë bashkërisht. Ky vendim i paraprinë rezultatit më të sigurtë të qytetarëve, por, edhe vetë punonjësve në rritjen dhe shpërndarjen potenciale të koronavirusit.