Kujdes, jo të gjitha drithërat janë të rekomandueshme

Nëse gjate dietës me drithëra vazhdoni ende të shtoni në peshe, atëherë kujdes, me drithërat që konsumoni mesa duket ka diçka që nuk shkon.
Në radhë të parë nuk duhet që ta tejkaloni masën me sasinë e tyre. Veçanërisht kur ato i konsumoni se bashku me qumështin. Në mëngjes mundohuni që tasin me drithëra të mos e ktheni në tas me supë.
Mos ekzagjeroni pra me qumështin, dhe mos harroni që qumështi më i mirë është ai më pak yndyrë.
Nëse kësaj përmbajtjeje do t’i shtoni edhe disa copa frutash, kjo do të ishte edhe më mirë akoma. Synoni boronicat, luleshtrydhet, pasi këto janë perfekt për mëngjesin tuaj.
Arrat janë një burim i mirë proteinash, por kur e kalonin masën, në këtë rast vetëm sa e keni dëmtuar dietën tuaj.
Në fund javë, sigurisht që mund t’i lejoni vetës një përthyerje të dietës duke i dhënë pak hapësirë ndonjë ushqimi tjetër të preferuar.