Kujdes, Dhurata mund të ju ‘çmend’!

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj e cila me hov po ecën drejt suksesit të saj, nuk po ndalet duke ‘ngacmuar’ të gjithë ata që filluan të lakojnë emrin e saj.
Ndonëse pas lansimit të këngës së fundit ‘If you like it’, këngëtarja përveç komenteve të mira ka pasur edhe kritika. Mirëpo ndaj këtyre kritikave, Ahmetaj nuk ka ndenjur duarkryq, por i është përgjigjur të gjithave në të njëjtën mënyrë. Së fundmi ajo i është drejtuar të gjithë atyre që e urrejnë se ajo ka shumë për të dhënë, vetëm duhet të kenë durim të gjithë.
“Dear haters,I have so much more for you to be mad at…Just be patient!!” (Të dashur ju që më urreni. Unë kam aq shumë për të ju dhënë saqë mund të ju çmend…Vetëm jini të durueshëm), ishte mbishkrimi i këngëtares.
Ndryshe edhe pse kënga ‘If you like it’ është përballur me kritika, duket se pikërisht kjo këngë Dhuratën po e ngrit dhe po e bën që ajo të jetë njëra ndër emrat më të përfolur në mediat tona.