FITORJA

Kujdes! As sheqernat natyralë nuk janë të parrezikshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Fruktoza lidhet me sëmundjet e zemrës dhe veshkave, demencinë, hipertensionin, madje edhe me kancerin.

As sheqernat natyralë nga pemët nuk janë tërësisht të padëmshëm, siç mendohet zakonisht.

Konsumimi i tepërt mund të çojë në rritjen e peshës ose të ketë ndikime të tjera negative në shëndet. Po ashtu, disa produkte që përmbajnë sheqer natyral mund të kenë kalori të larta dhe mund të jenë të pasura me yndyra të ngopura, të cilat gjithashtu duhet konsumuar me kujdes.

Fruktoza e tepërt lidhet me sëmundjet e zemrës dhe të veshkave, demencinë, hipertensionin, madje edhe me kancerin, theksojnë shkencëtarët e Universitetit Bandor nga Wales.

Ndryshe, fruktoza në vend të sheqerit të bardhë i shtohet ushqimit, transmeton Telegrafi.

FIDANISHTJA

Hulumtimet më të reja tregojnë edhe që sasi më të mëdha të lëngjeve natyrale i ndihmojnë zhvillimit të karcinomit të zorrës së trashë.

Sasia e madhe e sheqerit në një gotë të lëngut të freskët, nëse konsumohet pa kontroll, mund të çojë edhe deri te shtimi i peshës trupore, prandaj nuk rekomandohen më shumë se 150 ml në ditë.

Sasia e madhe e fruktozës mund të dëmtojë edhe mëlçinë, sepse e stërngarkon.

Sheqeri natyral lidhet edhe me proteinat e grumbulluara të beta-amiloideve në tru, të cilat konsiderohen përgjegjëse për shfaqje të Alchajmerit.

Në përgjithësi, gjithçka është çështje balanci. A je duke u kujdesur për konsumin e sheqernave natyralë? /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.