KKVITI

Kufiri, Shengeni dhe Migrantët

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nexhmedin Saqipi – Java e tretë e dhjetorit, është e mbushur me ngjarje, të cilat Luginën e Preshevës e bëjnë të mos ndihet e gëzuar, gjithaq, për këtë fundvit festiv të Vitit të Ri.

Së pari është lajmi i shumëpritur për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan (Serbi-Maqedoni, kufi i cili kalon nëpër tokat shqiptare e që e ka marrë dritën jeshile gjatë Samitit të Ohrit, kur presidenti Vuçiq, i premtoi zëvendës kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, se do ta nënshkruajë Memorandumin për hapjen e kësaj pike kufitare.

Ky lajm jo i zakonshëm ka filluar të marrë ngjyra politike se kush është meritori nga Lugina e Preshevës për këtë të arritur për të fituar poena politikë, reputacion e kredibilitet. Kjo pikë kufitare e cila në të kaluarën shërbente për kalime ilegale për tugjarllëk, tani po merr tjetër karakter, përse askush nuk e thotë të vërtetën.

Shengeni

Në skenën politike preshevare hapja e kufirit Miratoc – Llojan, lidhet me Mini Shengen Ballkanik, i cili do të mbahet për të tretën herë, të caktuar paraprakisht më 20 dhjetor nga Ohri në Durrës, të cilën e tronditi tërmeti shumëshkallësh.

Ka, gjithashtu, zëra politikë, të cilët i shfrytëzojnë këto dy ngjarje për përfitime politike në këtë Luginë të Preshevës, të cilën e pret një dimër i egër dhe i gjatë. Askush nuk e zë në gojë se Preshevën krahas këtyre dy ngjarjeve e pret një valë e refugjatëve nga Serbia, të cilët do të stacionohen në këtë komunë me probleme shumë ekonomike, politike dhe infrastrukturore.

Numri i këtyre migrantëve, i cili kalon shifrën e 10 mijve, në këtë stinë të bardhë të vitit, jo vetëm që do ta ngulfatë Preshëven e njohur për 95 për qind shqiptarë, por do ta sjell para një katastrofe humanitare.

Mobi Casa

Refugjatët

Si pasojë e solidarizimit të patriotëve të Marshit të solidaritetit me viktimat e tërmetit në Shqipëri, si dhe për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan, Serbia këtë Preshevë të taksirateve do ta shpërblej me 10 mijë refugjatë, kuptohet duke e qerasur me viruse të shumta politiko-shëndetësore.

S’ka dyshim se të gjithëve na dhimbset fati i refugjatëve, nën lëkurë e të cilëve kemi qenë jo fort larg vitesh, por Serbia e Vuçiqit, merr me miliona euro ndihma nga Bashkimi Evropian në emër të kësaj tragjedie njerëzore dhe ata i vendos në Preshevë e jo në Kralevë e Smederevë.

Një arsyetim i ardhjes së refugjatëve në Preshevë lidhet edhe përkatësinë fetare, ngase ata janë të besimit islam e mund të gjejnë gjuhë të përbashkët me preshevarët, që lidhet edhe me mikpritjen e para disa viteve, ku me ç’rast u hapën shumë tenda për vendosjen e tyre. Kjo ndjeshmëri besimi, pse mos të lidhet me Sanxhakun, por me Luginën? Jo pse nuk e di Serbia, por qëllimi është ta destabilizoj këtë rajon me plane të reja shumë më të rrezikshëm se ato të parat.

Karantina

E politikanët tanë partiakë e institucionalë mendojnë dhe veprojnë ndryshe karshi këtyre lëvizjeve, të cilat vijnë avash-avash e që do t’i mbajmë gjatë në mend, për rreziqet që do t’na presin jo vetëm gjatë këtij dimri të gjatë, por edhe në verën e ardhshme të thatë.

Imagjinoni Luginën e Preshevës, me policë, xhandarë e ushtarë të shumtë, plus tani edhe me prani të shtuar të refugjatëve, duke e shndërruar këtë rajon në një karantinë të terrorit psikologjik, apo jo?!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.