RCCOLA

Kufijtë nuk i ndryshojmë, por mund t’i zvogëlojmë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shqipëria dhe Kosova kufijtë nuk mund t’i ndryshojnë, por mund t’i zvogëlojnë. T’i shndërrojnë kufijtë shtetërorë në diçka imagjinar, nëse arrijnë ta rrisim shkallën e bashkëpunimit ekonomik dhe në fushat tjera. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Duke folur për Festën e 28 Nëntorit, Minxhozi thotë se kjo nuk është festë vetëm e Shqipërisë, por e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.
Prandaj, sipas tij, kjo ditë duhet të jetë festë zyrtare edhe në Kosovë.

UBT

“Kjo nuk është vetëm festë e pavarësisë së asaj ane të kufirit, por është edhe e kësaj ane. Patjetër 28 Nëntori duhet të jetë festë kombëtare”, ka thënë ambasadori shqiptar në një intervistë për gazetën “Zëri”, me ç’rast ka folur edhe për angazhimin e Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan. Diplomati shqiptar gjithashtu u ka bërë thirrje subjekteve politike në Kosovë që përmes dialogut ta gjejnë zgjidhjen për daljen nga kriza politike./zeri/