Hidromorava

Kufijtë (jo) relaksues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Banorët e Stublinës (Kosovë) dhe të Dobrosinit (Serbi) janë indinjuar tej mase me Policinë kufitare e cila i ka konfiskuar 110 dele një banori të Dobrosinit. Po na ndalin frymëmarrjen dhe hapësirën tonë shqiptare andej e këndej kufirit dhe jemi bërë sikurse kufiri i dy Koreve shprehet krijuesi Arsim Halili.

Policia kufitare ka bërë një gjest jo të mirë i cili ka revoltuar banorët shqiptarë andej dhe këndej kufirit në Stublinë e Dobrosin.

FIDANISHTJA

Zymer Osmani banor ngas Stublina thotë se policia kufitare gaboj rëndë në rastin e konfiskimit të deleve. “Unë e njoha pronarin e deleve dhe i thash policisë se ato nuk janë të kontrabanduara. Ne njihemi me njëri tjetrin mirë dhe jetojmë nga këto kafshë. Unë asnjëherë s`kam pasur problem në pjesën e territorit të Serbisë sepse tokat i kemi afër dhe jemi shqiptarë. Tek e fundit kjo sjellje e policisë kufitare e trimëron policinë serbe që të na ndalojë edhe neve punimin e tokave tona në pjesën serbe”shprehet Osmani.

Edhe krijuesi nga Dobrosini Arsim Halili thotë për rajonipress se është shqetësuese sjellja e policëve kufitar. “Kjo nuk është në rregull, sepse realisht po na ndalin frymëmarrjen dhe hapësirë tonë. Banorët e Dobrosinit e në veçanti blegtorët kanë mungesë të livadheve dhe kanë drojë nga xhandarmëria serbe dhe kjo ndikon që ata t`i shfrytëzojnë kullosat e Stublinës. Ne jemi bërë sikur të ishim në kufirin e dy Koreve në vend se të kemi një kufi relaksues”shprehet Halili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.