UBT

Kufijtë e “largët”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Stublina dhe Dobrosini janë dy fshatra shqiptare që gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme edhe fqinjësore, pore dhe vëllazërore. Njëri fshat në Kosovë e tjetri në Serb, megjithatë i kanë jetuar me vite duke shkëmbyer të gjitha nevojat dhe përvojat dhe duke ruajtur lidhjet familjare. Pas luftës dy fshatrat jetojnë nën regjimin e egër kufitar që aktualisht e praktikon Serbia.

Për të shkuar në fshatin Dobrosin, që ndodhet në Serbi, duhet të lësh veturën në brendi të territorit të Kosovës. Serbia akoma nuk i njeh tabelat e Kosovës dhe kjo ka ndikuar qw shumë familjar dhe qytetar, edhe të Dobrosinit të rrallojnë vizitat e tyre tek të afërmit andej dhe këndej kufirit.

Por ajo që lëndon më së shumti janë kufijtë e afërt që pengojnë zhvillimin e jetës në mes të dy fshatrave kufitare shqiptare. Stublina ndodhet në Kosovë, derisa Dobrosini në Serbi. Por këto dy fshatra gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme edhe fqinjësore edhe vëllazërore.

Fundamenti

Pas luftës për shkak të pengesave kufitare pothuajse janë rralluar vizitat familjare andej dhe këndej kufirit. Është Serbia ajo që ka aplikuar regjim të hekurt duke mos i njohur dokumentet e Kosovës.

Banorët e Stublinës dhe Dobrosinit e ndiejnë këtë mungesë të komunikimit dhe ende nuk e kuptojnë pse është aplikuar ky regjim kufitar shumë i padrejtë ndaj dy fshatrave shqiptare./rajonipress/