RCCOLA

Kufca e Poshtme në hyrje të Malishevës, trishtohen kur vije dimri, me orë të tëra pa rrymë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Banor të shumtë të lagjes në hyrje të Malishevës ku bëjnë pjesë livadhet e Arapit, pjesa nga mishtorja “Malësia” dhe shumë shtëpi tjera kanë mungesë të theksuar të rrymës. Shefketi banor i kësaj lagjeje thotë se kjo pjesë kur vije dimri po trishtohemi sepse ngjason sikur me vitin 1999.

Kjo pjesë e qytetit për shkak të mungesës ekstreme të energjisë elektrike kanë telashe të theksuara për shkak se rryma ndalet me orë të tëra.

KEDS ende s`ka ofruar një zgjidhje me përjashtim që ka kërkuar nga banorët që të ofrojnë një pjesë të trollit për ta vendosur trafon.

Hidromorava

Por banorët e shohin si hajgare këtë iniciativë të KEDS-it.
“Si të jetojmë në këtë situatë dimri ku rryma është e dobët dhe ka tre ditë që një fazë nuk ka fare dhe jemi në hall me këtë prishje apo defektë që po ndodhë me vite” thotë Shefketi.

Edhe, Murati një banor tjetër thotë se qysh është e mundur që 97% të qytetarëve e paguajnë rrymën në Gjilan, ndërsa KEDS-i nuk investon në një kërkesë që është legjitime dhe reale e jona.

Jakupi një tjetër banor mendon se këtu rol të madh duhet të luaj vet komuna.
“Ky Alban Hyseni po ka kohë me shkue nëpër vendet arabe në pikë të dimrit e nuk kujtohet me u marrë me hallet dhe problemet e qytetarëve. Ne shkuam poshtë në mungesë të energjisë” shprehet Jakupi./rajonipress/