UBT

Kuçi: “Zarfi”, çështje hipotetike

/ 2 minuta lexim

Nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, si duket nuk i pëlqen fort ideja se në Kosovë mund të ketë një qeveri teknike, si pasojë e pamundësisë që në Kuvendin e Kosovës, të krijohen numrat për krijimin e qeverisë.

I pyetur se cili do të ishte qëndrimi i PDK-së përballë një vendimi për themelimin e një qeveri teknike, Kuçi ka thënë për Telegrafin “Nuk është temë ajo çështje”.

Ndërsa, i pyetur për mundësinë që shefi i ardhshëm i qeverisë të dal nga zarfi, sikurse presidentja Atifete Jahjaga, ka theksuar se “kjo është çështje hipotetike”.

KKGJILAN

Ndryshe, mediat kanë raportuar se të “shqetësuar” me situatën në vend, si pasojë e rivalitetit politik, dhe mundësinë e një destabilizimi në Kosovë për shkak të situatës së krijuar nga blloku opozitar, diplomatët perëndimorë në Bruksel po përgatitin një skenar për një qeveri teknike gjithëpërfshirëse.

Gjithnjë sipas skenarit ndërkombëtar, qeveria teknike do të përfshinte përfaqësues nga i gjithë spektri politik i Parlamentit të Kosovës, ndërsa të zgjedhurit duhet të jenë të përgjegjshëm në vendimmarrjen e tyre pasi iu duhet të vendosin për çështje me rëndësi kombëtare.

Por, i gjithë problemi qëndron te pozita e kryeministrit, se kush do ta udhëheqë këtë post deri në mars të 2016-s.
I gjithë ky skenar i përgatitur nga ndërkombëtarët s’do mend se do të detyrojë që edhe emri i kryeministri të nxirret nga “zarfi”, njësoj sikur ndodhi me rastin e presidentes Jahjaga.