Hidromorava

Kuçi: Vuçiq erdhi për të mirë në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka deklaruar se ka qenë i autorizuar nga Qeveria e Kosovës që të nënshkruajë lejen që mundëson hyrjen e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në veri të Kosovës.

Kuçi ka thënë se në Kosovë që nga shpallja e Pavarësisë ka qenë vetëm Qeveria e Kosovës që ka dhënë leje të tilla.

Uji Dea

Ai ka theksuar se ka lejuar hyrjen e Vuçiqit në Kosovë sepse ka pasur arsyetim për këtë, bindjen e serbëve të asaj pjese për pranimin e planit të arritur në Bruksel dhe iu është përmbajtur të gjitha procedurave për të marrë edhe lejen për vizitë.

Këto komente Kuçi i ka bërë në Kuvendin e Kosovës, pas pyetjes nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, të cilës iu është përgjigjur që shumë më mirë do të ishte të pyetet Vuçiqi pse pranojë vulën e shtetit të Kosovës.