Uji Dea

Kuçi: Tribunali dëmton Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Unë dy gjëra i kam kërkuar: e para, që të jetë në funksion të drejtësisë që kemi edhe ne; dhe e dyta, të jetë në funksion të imazhit tonë”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka pritur në zyrë të martën njeriun që heton pretendimet e listuara në një raport të Këshillit të Evropës, i cili flet për krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Prokurorin Clint Williamson është munduar ta bindë që gjykimi për të gjitha pretendimet duhet të zhvillohet në Kosovë – shkruan Koha Ditore.

Takimi Kuçi-Williamson nuk ka qenë sy më sy. Nga pala kosovare aty ka qenë prezent edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. E në krah të prokurorit të TFHS-së ka qenë edhe shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt.

FIDANISHTJA

“Unë dy gjëra i kam kërkuar: e para, që të jetë në funksion të drejtësisë që kemi edhe ne; dhe e dyta, të jetë në funksion të imazhit tonë. Pra, jo ta dëmtojë luftën tonë dhe jo ta dëmtojë emrin e shtetit. Tribunali jashtë vendit absolutisht identifikon vendin dhe jo individët. Vetë emri, selia, zhvillimet e bëjnë këtë”, ka thënë Kuçi.

Është përmendur edhe një tjetër brengë, baras-vlerësimi i krimeve të pretenduara me atë nga më makabret, që përpos në ish-Jugosllavi, janë kryer edhe në disa vende. Kësisoj për gjykimin e tyre janë krijuar tribunave ndërkombëtare, duke përfshirë Gjykatën Penale Ndërkombëtare për Ruandën dhe Gjykatën Speciale për Sierra Leonën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.