KKVITI

Kuçi tregon se cilët politikanë e dinin datën e shpalljes së pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Numri dy në Qeverinë e Kosovës, kur vendi shpalli pavarësinë ka shpalosur histori të pathëna deri tash.

Hajredin Kuçi ka treguar për ngjarjet para dhe gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ish zv. kryeministri i Kosovës, ka treguar se kur për herë të parë është përmendur data 17 shkurt si datë ideale për shpalljen e pavarësisë.

“Në dhjetor të vitit 2007, bashkë me Thaçin kemi pasur një takim në SHBA në atë takim na është propozuar që të jetë data 17 shkurt pasdite. Bërns, ka qenë ai që ka propozuar datën 17 shkurt pasdite, ose 18 shkurt paradite. Thaçit nuk i pritej, dhe aty u morëm vesh që të dielën të shpallet pavarësia”, ka thënë Kuçi.

Mobi Casa

Por njeriu më i afërt i Thaçit ka thënë se shumë pak njerëz e dinin këtë datë.

“Shumë pak njerëz e dinin datën. E dinte Thaçi, unë dhe presidenti Sejdiu. Besoj edhe ndonjë bashkëpunëtor i ngushtë i presidenti Sejdiu, Vlora Çitaku, Bekim Çollaku, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Limaj e disa bashkëpunëtor të ngushtë. As familja ime nuk e ka ditur deri në ditën e fundit”, ka thënë Kuçi për t7.

Gjatë kësaj bisede Kuçi ka treguar se Thaçi ka refuzuar kërkesën e Havier Solanës që shpallja e pavarësisë të shtyhet për 8 mars, pasi të jenë kryer zgjedhjet në Spanjë.

“Ishte kërkesa e Solanës, në atë kohë ishte përfaqësuesi i lartë për siguri në BE, i cili kërkonte ta shtynte shpalljen e pavarësisë me datën 9 mars sepse ishin zgjedhjet në Spanjë, por kryeministri Thaçi nuk pranoi shtyrjen”, ka thënë Kuçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.