Fundamenti

Kuçi: S’kemi dallime me LDK’në rreth ushtrisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Çështja e procedimit të projektligjit për ushtrinë nuk po e përçan koalicionin qeverisës, pavarësisht se që nga nisma e Presidentit Thaçi ka pasur deklarime të ndryshme nga zyrtarët e LDK’së dhe PDK’së për këtë çështje. Kështu së paku po deklaron Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Ai ka thënë se lidhur me këtë çështje PDK nuk ka asnjë dallim me LDK’në dhe se në vazhdimësi ka koordinime lidhur me këtë proces.

“Nuk ka dallime në këtë çështje por jemi në proces të koordinimeve politike e institucionale”, ka thënë Kuçi të enjten për Express.

Ai ka bërë të ditur se çështja e themelimit të ushtrisë është pika më përbashkët e e koalicionit qeverisës.

FIDANISHTJA

“Çështja e themelimit të ushtrisë është pika më përbashkuese e spektrit politik të Kosovës, respektivisht edhe të koalicionit”, ka thënë Kuçi.

E ndërkohë që për iniciativën e Thaçit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar partnerin e koalicionit se kjo iniciativë po ndodhë vetëm për marrjen e meritave.
Në anën tjetër ndërkombëtarët nuk janë pajtuar me inicimin e presidentit Hashim Thaçi duke thënë se kjo për këtë çështje duhet të ketë konsensus të përbashkët edhe me serbët.

Ndërkaq Presidenti Thaçi ka qenë i prerë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të bëhet shumë shpejt. Projektligji për shndërrimin e FSK-së në Ushtri i është dërguar Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës ku kjo e fundit shpejt do ta bëjë procedimin e projektligjit për votim në Kuvendin e Kosovës./G.H/GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.