Fundamenti

Kuçi: S’ka amnisti për Xharkun, Xhemailin e djemtë e Grabovcit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Dy ish-kryetarët e komunave të Ferizajt e Kaçanikut, të cilët vijnë nga PDK-ja nuk mund t’i shpëtojnë burgimit dhe të përfitojnë nga Ligji për amnisti.

Numri dy i qeverisë, Hajredin Kuçi thotë se nuk do të amnistohen as Bajrush Xhemajli, Xhabir Zharku, e as djemtë e Adem Grabovcit, duke hequr dilemat se Ligji i miratuar sot në Kuvendin e Kosovës do t’i amnistojë kriminelët.

Krahu i djathtë i Thaçit, Kuçi, në emisionin Rubikon të KTV-së ka theksuar madje se ky ligji nuk amniston as krimet e luftës.

Ai tha se Kosova ka marrë disa obligime për t’i integruar serbët e veriut dhe se kjo fazë kalon edhe përmes amnistisë, kurse me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi janë fituar dy gjëra, integrimi i veriu dhe garancia ndërkombëtare.

Po ashtu, zëvendëskryeministri ka theksuar se Serbia ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës, ndërsa ka thënë se bota po e ndihmon që ta integrojë pjesën veriore të territorit. Ai është i bindur se brenda pesë vjetëve Kosova do të jetë pjesë e BE-së, ndërsa ka thënë se pengesa e Kosovës në OKB është Rusia.

Mobi Casa

Zëvendëskryeministri Kuçi në Rubikon e ka pranuar se ka pasur kompromis me palën serbe edhe për datën e zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu ai është shprehur i bindur se PDK-ja, nënkryetar i së cilës është edhe vetë, ka fuqi të fitojë shumicën e komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai i ka ftuar partitë politike që të vendosin edhe kamera vëzhgimi gjatë votimeve, për t’i hequr dilemat se PDK-ja po vjedh vota.

Ai ka thënë se nuk do të ketë riformatizim të qeverisë.

Intervistën e plotë me Hajredin Kuçin mund ta shikoni në KTV nga ora 20:05.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.