Mobi Casa

Kuçi: Seancën për Specialen e vendos Kryesia dhe Grupet Parlamentare

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, tha se data e mbajtjes se seancës së Kuvendit të Kosovës, për votimin e Themelimit të Gjykatës Speciale është çështje e Kryesisë dhe grupeve parlamentare.

Këto komente i pari i drejtësisë së Kosovës i ka bërë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Hungarisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Uji Dea

Marrëveshja në emër të shtetit hungarez u nënshkrua nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë së Hungarisë Barna Berke.

Ministri Kuçi tha se marrëveshja e nënshkruar me Hungarinë lehtëson bashkëpunimin çështjet penale dhe mundëson që të ketë një bashkëpunim më të mirë në fushën gjyqësore./indeksonline/