GRANDEMALL

Kuçi: Rrugëtimi i Kosovës s’varet nga pushtetet në Serbi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria e Kosovës është shprehur në mbështetje të një pushteti pro-evropian në Serbi, me vlerësimin se udhëheqja e një politike të tillë nga Beogradi zyrtar do t’i bënte mirë tërë rajonit. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, theksoi se “Kosova do t’i kryejë obligimet që ka karshi çdo pushteti në Serbi, por se proceset integruese të vendit nuk varen nga politika serbe”.

“Ne jemi të gatshëm që t’i kryejmë obligimet tona shtetërore përballë kujtdo që mund të jetë në Serbi, por politika e Kosovës, integrimi i Kosovës, rrugëtimi i Kosovës nuk varet nga pushtetet politike në Serbi. Kosova ka rrugën e vet, por kushdo që është në Serbi e që është i orientuar kah perëndimi i bën mirë, në radhë të parë popullit serb e pastaj edhe tërë rajonit”, ka thënë Kuçi, pas mbledhjes së radhës të ekzekutivit kosovar, transmeton REL.

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor të Serbisë vënë në dukje një garë të ngushtë për postin e presidentit në mes të presidentit të deritashëm të Serbisë Boris Tadic dhe konkurrentit të tij, Tomislav Nikolic.

FITORJA

Kuçi ritheksoi vlerësimin pozitiv të qeverisë për ecurinë e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës, ndërsa e quajti “farsë” mbajtjen e zgjedhjeve lokale në disa pjesë në veri të vendit.

“Dy të tretat e njerëzve më shumë ka dalë në zgjedhjet që i ka mbajtur Kosova se sa ato që janë mbajtur për qytetarët me dyshtetësi, ndërsa ato që janë mbajtur në Zveçan e Zubin Potok janë pa efekt juridik e politik – janë një farsë që kanë bërë njerëzit nëpër shtëpi private. S’ka qenë qëllimi ynë të hyjmë nëpër ato shtëpi dhe ta ndalojmë atë farsë, kur ato zgjedhje nuk njihen as nga faktori ndërkombëtar, as nga Serbia e as nga vetë ne”, tha ai.

Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare serbe në 90 vendvotime gjithandej Kosovës ishte lehtësuar nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.