UBT

Kuçi: Rasti Haradinaj ndikon në marrëdhëniet Kosovë-Slloveni

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka shprehur bindjen se rasti i arrestimit të Ramush Haradinajt do të ndikojë në raportin e Kosovës me Slloveninë. Kuçi ka treguar se ka thirrur në telefon homologun e tij slloven, Goran Klemençiq prej të cili ka kërkuar që të trajtohet shpejt rasti i kreut të AAK-së.

“Kam telefonuar ministrit Klemençiq dhe kemi komunikuar disa herë me të për rastin (e Ramush Haradinajt), ku kam kërkuar qe të trajtohet shpejt dhe të cilësohet politike kërkesa e Serbisë ne mënyrë që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë”, ka thënë Kuçi për KosovaPress.

Mobi Casa

Kuçi tha se gjatë kontakteve me palën sllovene po ashtu ka theksuar se “ky rast ndikon edhe në raportet në mes dy vendeve“.

Në kërkim të zgjidhjes së shpejtë të rastit, Kuçi ka kontaktuar edhe ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepin.