UBT

Kuçi: Raporti i ndërkombëtarëve me Serbinë s’ndryshoi shumë pas 24 shtatorit, kjo është shqetësuese

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ish-zëvendêskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe ngjarjet në veri. Kuçi ka deklaruar se raporti i bashkësisë ndërkombëtare me Serbinë pas 24 shtatorit s’ka ndryshuar shumë dhe sipas tij kjo është shqetësuese.

“Raporti i bashkësisë ndërkombëtare, në këtë rast të SHBA-së dhe Unionit Evropian nuk ndryshoi shumë pas 24 shtatorit, dhe për mua kjo është brenga kryesore. Do të thotë nuk ishim përfitues politik të kësaj gjendje, ne ishim viktimë edhe fizike që ishte një djalë i joni Afrim Bunjaku dhe ishim po ashtu viktimë që policia jonë, qytetarët tonë, të shqetësuar pas 24 viteve të luftës së Kosovës ne kishim prap atë traumën se mund të përsëritet lufta”, tha ai.

Lidhur me formimin e Acociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai tha se asnjë qeveri nuk ka pasur dëshirë të formohet.

Mobi Casa

“Qeveria e Kosovës mendoj që kësaj radhe tentoi të nxjerr diçka nga kompromisi i Ohrit dhe duket sikur me e justifiku veprimin paraprak mendoj se qeveritë edhe paraprake edhe kjo nuk kanë dasht të bëhet asociacioni, kjo për dy arsye janë frikësuar në kuptimin e reagimit qytetarë dhe e dyta i janë fruksu të panjohurës në të ardhmen. Qeveria e fundit i ka rritur pritjet e ka ngritur shkopin lartë për asociacionin dhe tash po duket sikur ajo po hy nën shkop dhe unë them kjo kërkon kurajo, një kurajo edhe qytetare edhe politike përball qytetarëve të Kosovës përballë vetes dhe votuesve, të thotë se janë rrethana pak më ndryshe dhe të kemi analizën se ku janë përparësit dhe mangësit. E di që nga asociacioni nuk fiton poena politik asnjë parti politike por duhet ta kemi parasysh marrëveshje ndërkombëtare nëse fiton vendi dhe në këtë rast nëse SHBA-të janë në njërën anë bashkë me Unionin, alternativa do të jetë e vogël për ne”, tha Kuçi.

Tutje ai theksoi se Kosova mbështetjen më të madhe e mori në kohën e luftës.

“Kosova mbështehtjen më të madhe në jetë e ka gëzuar më 12 qershor 1999 në kohën e sulmeve, 2008 ka gëzuar por më pak se në 2009, sot gëzon më pak mbështetje sesa në 2008, pra nuk është trendi të themi se do të kemi mbrojtje ndërkombëtare të vazhdueshme, Serbia e ka bindjen kemi humb në 1999 në luftë mos po nxjerrim diçka në 2008, nxorri dy komuna serbe statusin e Kishës Ortodokse tash thotë mos po nxjerrë diçka tjetër sot e diçka tjetës pas 10 viteve”, tha Kuçi./Blic/