GRANDEMALL

Kuçi: Qëllimi i Qeverisë, ruajtja e pavarësisë së plotë të sistemit gjyqësor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, mori pjesë në konferencën për diskutim të Projektligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku tha se po diskutojnë për një ligj shumë unik dhe të ndjeshëm për sa i përket përmbajtjes së normave.

Kuçi tha se ligji në fjalë nuk paraqet vetëm një ligj që ndryshon procedurat disiplinore për gjyqtar dhe prokuror, por një ligj bazik që ndikon në sistemin gjyqësor në tërësi, në kontekst të ndryshimeve esenciale të balancit të pushteteve si një ndër elementet kryesore të shtet-ndërtimit.

ARKATANA

“Kur po flasim për ndryshimet ligjore të parashtruara dhe të propozuara në ligjin për Përgjegjësi Disiplinore, ne nuk po flasim vetëm për një ligj, apo për një normë, ne po flasim për një sistem të tërë normash që kanë pasoja të ndërlidhura njëra me tjetrën, e si të tilla, ndërlidhen me shkollën juridike dhe sistemin juridik gjyqësor për të cilin dëshiron të përcaktohet Kosova”, tha zëvendëskryeministri Kuçi, duke shtuar se me ligjin në fjalë do të sigurohen masa më të mëdha të sigurisë që shkeljet procedurale të minimalizohen, dhe në rastet kur ato ndodhin, të tillat të ndëshkohen, duke fuqizuar institucionet për marrjen e masave disiplinore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.