Kuçi premton: Do t’jua kthej qytetarëve besimin në drejtësi

Edhe për një mandat do ta udhëheq Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa thotë se do t’ua kthej qytetarëve të Kosovës besimin tek sistemi i drejtësisë. Këtë premtim, Hajredin Kuçi e ka thënë gjatë takimit që ka pasur me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracy Ann Jacobson.
Në një njoftim për media të kësaj ministrie, Kuçi ka thënë se gjatë këtij mandati të ri do të angazhohet në funksionalizimin e plotë të gjyqësorit dhe ngritjen e efikasitetit dhe profesionalitetit, me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve tek sistemi i Drejtësisë në Kosovë.
Kuçi theksoi se deri tash fokus i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë krijimi i infrastrukturës ligjore, ndërsa tani e tutje fokus kryesorë do të jetë ngritja e efikasitetit të punës, shpejtësisë së procedimit të rasteve nëpër gjykata dhe rritja e llogaridhënies së sistemit gjyqësorë ndaj qytetarëve të Kosovës.