UBT

Kuçi për fjalimin e Kurtit: Ishte kërcënim edhe për mediat dhe opozitën që s’po nënshtrohen

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka thënë se kryeministri i Kosovës “po kërcënon opozitën dhe mediat, duke kërkuar nga anëtarët e VV-së që suksesi dhe dështimi të jenë i përbashkët”.

Përmes një postimi në Facebook Kuçi i është referuar një fjalimi që Albin Kurti e ka mbajtur të dielën në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kurti, në fjalimin e tij të mbajtur sot para Këshillit të Partisë, deklaroi qysh mbështetja e aktivistit duhet të jetë e tëra në sukses e dështim. Nëse kjo s’flet për nënshtrim atëherë asnjë deklaratë diskursive nuk mund ta shpërfaqë”, ka shkruar Kuçi.

UBT

Ajo po ashtu tha se “Kurti dëshiron t’i bëjë hisedarë imagjinarë të gjithë në pushtetin e tij, në fitore e humbje, arritje e dështim, ashtu që t’i nënshtrojë në hegjemoninë e tij. Kurtit i nevojitet teren homogjen ku kritika mbytet gati si natyrshëm, pa ndërhyrje të drejtpërdrejt të dhunshme sepse ai zgjati dorën kinse e do të bëjë bashkëpronarë në arritjet e dështimet e tij”.

“Mos të harrojmë; ky nuk është mesazh vetëm për militantin e aktivistin e rëndomtë; ky mesazh, nën rreshta, është kërcënimi ndaj opozitës e mediave që po refuzojnë nënshtrimin”, mbaron postimi i Kuçit në Facebook. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.