Uji Dea

Kuçi: Partitë politike të gjejnë konsensus për temat e mëdha

/ 1 minutë lexim

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi është shprehur i bindur se partitë politike në vend do të gjejnë zgjidhje për temat e mëdha.

Kuçi, edhe pse në qeverinë e kaluar, kishte pozita të rëndësishme, tashmë shihet rrallë, pasi është fokusuar në profesionin e vet si profesor në Universitetin e Prishtinës.

Hidromorava

Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, ish-ministri i Drejtësisë, ka thënë se zgjidhja për temat e mëdha duhet të ndodhë në kuptimin e domosdoshëm kushtetues.

Kuçi ka kërkuar që të mos pritet mrekulli nga tryezat, pasi ato vetëm sa e kanë thyer akullin e takimeve mes spektrit politik. Ai ka vlerësuar se temat e mëdha nuk duhet të jenë barrë e vetëm një partie politike, e asnjë individi, por e të gjitha subjekteve politike. /Klankosova/