Fundamenti

Kuçi: Nuk i kemi bërë ofertë Haradinajt, do të shohim pas certifikimit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Zërat se Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës partneritet për të bashkëqeverisur me vendin, duke i ofruar kështu liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj postin e kryeministrit, i kanë hedhur poshtë zyrtarë të PDK-së.

Zëvendëskryeministri në detyrë, dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, thotë se partia e tij, ende nuk ka bërë ndonjë ofertë për koalicion të mundshëm. Sipas tij, PDK-ja është duke pritur me qetësi certifikimin e rezultateve.

Mobi Casa

“Me qetësi e përgjegjësi jemi duke pritur certifikimin e rezultateve, e pastaj do të shikojmë mundësitë e koalicioneve të mundshme”, ka thënë Kuçi në një prononcim për Indeksonline.

Ndryshe, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi sot është shprehur i bindur se partia e tij bashkë me koalicionin do të mandatohen për të formuar ekzekutivin. /Indeksonline/