Kuçi: Nuk amnistohen vrasësit e Enver Zymberajt e Selver Haradinajt

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës theksoi se nuk do të amnistohen autorët e vrasjeve të Enver Zymberajt e Selver Haradinajt.
Ai ka thënë se në amnisti nuk do të përfshihen as rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, vjedhësit e votave, as për raste politike dhe as huliganizmi sportiv.

Ministri Kuçi ka thënë se amnistia nuk do të realizohet në baza etnike.

KKVITI

Ndërsa ka thënë se kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje janë politike dhe jo juridike, pasi sipas tij, VV-së i pengon që neni i 5 është dalë nga marrëveshja me Serbinë, transmeton KP. /Telegrafi/