FITORJA

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka komentuar deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për shtimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.

Ai tha se jashtë ruajtjes së kufijve që e ka KFOR-i me mandat, çdo ndryshim i statusit të veriut të Kosovës do të ishte kthim para 17 shkurtit 2008 dhe kthim nën administrimin e Rezolutës 1244.

“Sa i përket veriut, unë mendoj që nuk ka nevojë të ketë asnjë status tjetër veriu. Veriu duhet të ketë statusin e çdo komune çfarë e kanë komunat tjera. KFOR-i e ka për obligim, ne i jemi falënderues që t’i mbroj kufijtë e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim janë të mirëseardhur për ruajtjen e kufijve dhe natyrisht, këtu besoj që jemi falënderues për ata, shtetet por edhe familjet e tyre që kanë dërguar djemtë dhe vajzat në Kosovë”, tha ai në Tëvë1.

Mobi Casa

“E kundërta e asaj, KFOR-i nëse e merr veriun po e them juridikisht, ata duhet ta kenë një lidhje juridike civile. Dhe ajo lidhje juridike civile me rezolutën 1244 është UNMIK-u. Pra e kemi një ringjallje të kohës së para 17 shkurtit të 2008-ës. Kjo nuk guxon dhe nuk duhet të ndodh në asnjë rast”.

“Cenimi i kufijve të Kosovës është çështje që koordinohen Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i, EULEX-i, kushdo që është prezent. Por jo ne me dhënë një mandat ngase kjo do të konsiderohej që ai vend është i paadministrueshëm dhe vendin e paadminsitrueshëm mund ta mbaj dikush tjetër, në këtë rast një forcë e tretë çfarë është KFOR-i. Por pas asaj periudhe, ai kërkon zgjidhje politike dhe nuk guxojmë ne ta vëmë veriun e Kosovës nën administrim. Në asnjë rast”, tha Kuçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.