Kuçi: Negociatat për Qeverinë pas certifikimit të rezultateve
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se partia e tij është duke e pritur në qetësi certifikimin e zgjedhjeve të 8 qershorit.
Kuçi ka thënë se duhet që të pritet me qetësi dhe përgjegjësi certifikimi i rezultateve.
Ndërsa, i pyetur se a është duke lëvizur PDK-ja për ta bindur ndonjërën nga partitë që e kanë kaluar pragun zgjedhor, që të pranojë të bëhet partner i koalicionit, Kuçi ka dhënë një përgjigje të vakët, duke thënë se “Çdo gjë do të shkojë sipas ligjeve dhe me kohë”.
Ndryshe, pas marrëveshjes së arritur nga blloku opozitar (Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma Për Kosovën” që qeveria e ardhshme të jetë në përbërje nga këto tri parti, përveç se e ka lënë PDK-në në pozitë të vështirë, e ka shtyrë atë që të kërkojë zgjidhje të reja për të formuar qeverinë e re./Telegrafi/


