RCCOLA

Kuçi: Ndaj vendimeve të Beogradit të reagojë Brukseli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Beogradi të shpallur të premten, për themelimin e disa organeve në komunat kosovare.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se gjithçka që ndërmerr Beogradi do të trajtohet si ilegale.

“Çdo veprim jashtë marrëveshjes së 19 prillit dhe jashtë Kushtetutës së Kosovës , është dhe do të trajtohet si ilegal. Ne presim që një trajtim dhe reagim i tille do të behet edhe nga BE dhe bota demokratike” ka thënë Kuçi në një prononcim për Express.

Mobi Casa

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për themelimin e organeve të përkohshme në Qytetin e Prishtinës dhe në komunat Novobërdë e Pejë, në territorin Kosovës, ka raportuar sot Tanjug.

Këto organe sipas mediave serbe do të kryejnë punë dhe kompetenca në këto njësi lokale të administrimit.