GRANDEMALL

Kuçi: Moto e punës sime, besimi në drejtësi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i ka bërë një vlerësim punës brenda institucionit që ai udhëheq. Ai ka thënë se nxjerrja e ligjeve të mira dhe moderne, krijimi i kushteve të veçanta për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, janë dëshmi për këtë.

“Kemi nxjerrë shumë ligje që kanë garantuar dhe themeluar institucione të reja që e kanë ndihmuar drejtësinë dhe shërbimin për qytetarë, e kemi ndërtuar noterinë, e kemi ndërtuar ndërmjetësimin, arbitrazhin, përmbaruesit privat, administratorët falimentues dhe një varg institucione tjera si institucione të hulumtimit, të krimeve të luftës, e kemi realizuar agjencinë për sekuestrimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe kemi bërë po ashtu edhe agjencinë e shtetit dhe shumë institucione që funksionojnë në vendin tonë”, ka theksuar Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit për drejtësi “Sali Çekaj”, Kuçi tha se në mandatin e tretë si ministër i drejtësisë do të krijojë kushte më të mira për qytetarët në drejtësi.

“Moto e punës sime për 4 vitet e ardhshme do të jetë besimi në drejtësi. Unë e di si fitohet besimi i qytetarëve në drejtësi, bashkë me ju, e di që qytetarët e Republikës sonë kanë dëshirë të shohin gjyqtarë dhe prokuror me dinjitet, profesional, të pavarur, të paanshëm dhe një gjyqësor efikas dhe këtë do ta bëjmë që ta ndihmojmë në tërësi”, ka shtuar Kuçi.

UBT

Çmimi vjetor për drejtësi “Sali Çekaj”, sivjet iu ka ndarë post mortum Bajram Kelmendit dhe Adem Bajrit, çmimi për kontribut të jashtëzakonshëm në drejtësi i është ndarë Ismet Kabashit, Esat Stavilecit.

Po ashtu janë ndarë edhe disa çmime për kontribuuesit të ndryshëm në fushën e drejtësisë.

Sali Çekaj” është çmim tradicional dhe jepet në shenjë respekti për ata që japin kontribut në drejtësi. /RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.