Uji Dea

Kuçi: Mesazhet e SHBA i marrim seriozisht, do të gjejmë zgjidhje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendës kryeministri i Kosovës, nënkryetarë i PDK-së, Hajredin Kuçi nga selia e PDK-së ka përshëndetur vizitën e ndihmës sekretares së Shtetit, Victoria Nuland.
Kuçi duke mos dashur të deklarohet për porositë që la Nuland, tha se do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të krijuar konsensus, duke lënë që të kuptohet se është e pashmangshme gjetja e një zgjidhjeje për një kohë të shpejtë. “Mesazhet e SHBA-ve i marrim seriozisht, por edhe interesin e Kosovës në aspektin nacional i ruajmë çdo herë. Jam i bindur që nuk jemi në vija të kundërta por në vija të njëjta.

Do ta shfrytëzojmë çdo mundësi për ta krijuar konsensusin nacional, për ta respektuar kushtetutën dhe ligjet tona”, ka thënë Kuçi.

GRANDEMALL

Përndryshe, ndihmës sekretaria e Shtetit, Victoria Nuland gjatë vizitës së djeshme në Kosovë ka lënë porosi të qarta që Kosova duhet të ndjek në rrugën evropiane. Proceset integruese evropiane, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, kanë qenë tema diskutimi në takimet e Nulan me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Në të gjitha këto takime, znj. Nuland thuhet të ketë përmendur rëndësinë e adresimit të çështjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si një proces mjaftë i rëndësishëm i cili i hap rrugë Kosovës në integrime evropiane./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.