Mobi Casa

Kuçi: Lufta kundër korrupsionit të bëhet vetëdije nacionale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë vetëdije nacionale për qytetarët e Kosovës e jo të vije si shtytje nga të tjerët, ka thënë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili po merr pjesë në një panel diskutimi për luftën kundër korrupsionit të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

Kuçi tha se të gjithë duhet të jenë të bindur se “shumica e njerëzve që e përbëjnë drejtësinë dhe merren me drejtësi janë njerëz që e duan shtetin”.

Ministri ka shtuar se sa herë që ka raste korruptive ato duhet të adresohen, por adresimi duhet të jetë i saktë dhe jo të gjeneralizohen gjërat, sepse kjo do të dëmtonte dhe punën e mirë që është duke u bërë.

“Për luftimin e korrupsionit është shumë i rëndësishëm ambienti shoqëror, qytetarët dhe shoqëria civile. Por normalisht puna e parë është vullneti i fortë politik, vullnet ky që duhet ta kenë si Qeveria, ashtu edhe partitë politike”, tha Kuçi.

United Hospital

Ministri megjithatë tha se nëse shikohet gjendja e përgjithshme është bërë për admirim, dhe në legjislativ kemi bërë punë shumë të mirë.“Ka qenë vullneti ynë për këto punë, por edhe i ambasadave mike dhe ndërkombëtarëve”.

“Unë gjithmonë kërkoj ligje me standarde evropiane, por funksionale për Kosovën”.
“Kodi penal dhe i procedurës penale janë shumë të mira. Ndërsa struktura institucionale është e mjaftueshme në Kosovë”.

Kuçi ka përmendur edhe mediat si një faktor kyç në luftën kudër korrupsionit. Ministri tha se ekziston një klimë e mirë në këtë drejtim, madje sipas tij nganjëherë edhe teprohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.